Elis Bakaj ka shënuar tre gola në po kaq ndeshje në kampionat me Vllazninë që pas afrimit në merkaton e dimrit.
Sulmuesi 28-vjeçar është një vlerë e shtuar për kuqeblutë, ndërsa kualiteti i tij ka qenë vendimtar edhe në ndeshjen e sotme kundër Korabit, sfidë që Vllaznia e fitoi 2-0, ndërsa Bakaj shënoi një gol.
Por, siç shihet edhe në postimin e një nga faqeve më të ndjekura të tifozëve shkodranë në Facebook, fansat kuqeblu i mundon një pyetje: A do ta mbajë dot Vllaznia edhe sezonin tjetër Elis Bakajn?
Poll