Vllaznia për femra arriti suksesin historik përballë Tiranës ditën e djeshme teksa ngriti lart trofeun e 10-të kampion për kampionatin e femrave. Titulli i 10-të kampion bën që automatikisht, Vllaznia për femra, nga sezoni i ardhshëm të ketë një yll mbi stemën e saj në fanellë.
Një sukses që ka bërë krenar edhe presidentin e ekipit të meshkujve, Alban Xhaferin. Vllaznia e tij e nisi sezonin duke luftuar për titullin kampion, që gjithashtu do t’i jepte titullin e 10-të dhe yllin në fanellë.
Xhaferi ka ndarë një foto të festës së vajzave në Loro Boriçi me mbishkrimin: Yjet vendosin yllin në fanellë.

Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       