Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia "merr" mesfushorin e njohur nga Vllaznia B, futbollisti nën urdhërat e Gjokës

Shkruar nga NEWSPORT

Vllaznia duket se me ardhjen e trajneri Ernest Gjoka në krye të ekipit po krijon një bashkëpunim shumë më të madh me ekipin B. Këtë e ka pranuar në një intervistë edhe trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja por së fundmi duket se nga fjalët te kuqeblutë kanë kaluar në vepra.

Në fushë me ekipin e parë është shfaqur edhe futbollisti i Vllaznisë B, Arsen Hajdari. Duket se Gjoka është binudr nga aftësitë e mesfushorit dhe i ka bërë atij thirrje për në ekipin e parë. Hajdari së fundmi ka realizuar edhe një gol për Vllazninë B në ndeshjen kundër Besës javën e kaluar. Por ai nuk është një emër i panjohur pasi ai është aktivizuar edhe më parë me Vllazninë nga viti 2011 deri në 2015 ku ka spikatur me lojën e tij.

 

Poll

Lexo gjithashtu