Transfermarkt ka publikuar ditën e sotme përditësimi ne ri të vlerave të klubeve që nga qershori i këtij viti. Klubet e Superiores mësuan vlerat e reja me Partizanin që ruan kreun ndërsa Egnatia parakalon Tiranën në renditjen e klubeve.
Në klasifikimin e lojtarëve ka ndryshime interesante. Ylli i kampionatit, Raphael Dwamena kryeson bindshëm teksa kap vlerën e 700 mijë eurove, nga 400 që ishte deri në qershor. Rritje të ndjeshme pëson edhe Arinaldo Rrapaj i cli kalon Hasanin në vendin e dytë me 600 mijë euro, sulmuesi i Tiranës mbetet i treti me 500 mijë euro.
Serxho Ujka i Laçit është emri i vetëm jashtë ‘3 big-ëve’ dhe kap vendin e 4-të me 450 mijë euro. Pas ndjekin Fernando, Hoxhallari dhe Hadroj me nga 400 mijë, dy ‘kryeqytetasit’ pësojnë rënie në treg.
[gallery jnewsslider="true" jnewsslider_zoom="true" ids="710489,710490"]
Renditjen e plotë të të gjithë lojtarëve mund ta shihni KËTU.