Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Vizitë speciale në FFK, Agim Ademi surprizohet nga Ragip Xhaka

Shkruar nga NEWSPORT
Vizitë speciale në FFK, Agim Ademi surprizohet nga Ragip Xhaka

Ragip Xhaka ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës. Babai i lojtarit të Arsenalit, Granitit, ka takuar presidentin e FFK-së, Agim Ademin.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili ka marrë si dhuratë fanelën e mesfushorit të njohur të Premier League. Në postimin e tij, Ademi shkruante:

“Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës prita një mysafir të veçantë – Ragip Xhakën, babanë e një prej futbollistëve më të shquar të Arsenalit dhe të Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.

Me kënaqësi të madhe e pranova fanellën e Granitit me nënshkrimin e tij, të cilën do ta ruaj si një dhuratë të çmuar në koleksionin tim të futbollit.

Ragipi më përgëzoi për punën e deritanishme në krye të FFK-së dhe shprehu shpresën që Kosova do të arrijë kualifikimin në Kampionatin Evropian së bashku me Zvicrën.

Me këtë rast, Granitit i dërgova urimet më të mira, duke shprehur shpresën që sivjet do të arrijë ta fitojë titullin e kampionit me Arsenalin në Ligën Premiere dhe do të vijojë të shkëlqejë në fushën e futbollit edhe për shumë vjet.

Familja Xhaka ka qenë dhe mbetet simbol i vlerave dhe atdhedashurisë, teksa Graniti është promovues i jashtëzakonshëm i vlerave të Kosovës dhe frymëzues për të rinjtë në mbarë botën për të ndjekur ëndrrat e tyre në futboll”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga