Konstadinos Jani është përgatitësi atletik i skuadrës së Tiranës që prej vitit 2019. 34 vjeçari i lundur në Përmet e ka nisur karrierën si përgatitës atletik në Greqi në vitin 2014 ku për 3 vite ishte pjesë e 3 skuadravë të ndryshme.
Pas mbylljes së aventurës me klubet greke Jani rikthehet në Shqipëri tek Skënderbeu ku qëndron për 1 sezon. Më pas në Korrik të 2019 ai transferohet në kryeqytet tek Tirana dhe më pas pjesa tjetër është thjeshtë histori sukese.
Jani ka qenë pjesë e shumë trajnerëve si përgatitës atletik me të cilët ka arritur të fitojë edhe 2 herë kampionatin në Shqipëri. Sot nëpërmjet një postimi në kanalin e tij zyrtarë trajneri shkruan se ky do të jetë viti i pestë radhi në krye të bardhebluve.
Postimi i Konstadinos Jani:
Në krye të detyrës për sezonin e 5-të radhazi.
Ndihem krenar që jam pjesë e klubit më të madh të futbollit në Shqipëri. Lavdia i përket të mirës.
[caption id="attachment_697225" align="alignnone" width="675"] Postim i Kostandinos Jani[/caption]