
Sfida e sotme mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, që është vendosur të luhet në Shkodër në orën 13:00 pritet të jetë mjaft interesante për faktin se të dyja ekipet vijnë me humbje nga java e kaluar e kampionatit.
Sot, ky duel pritet me mjaft interes nga të gjithë sportdashësit për faktin se Skënderbeu do synojë të rikthehet atje ku e la në fund të vitit, te fitorja, ndërsa Vllaznia kërkon ndryshimin e madh pas rezultateve negative të javëve të fundit.
Ilir Daja pritet të jetë më i qetë në këtë përballje, ndersa Gjoka është disi në presion për faktin se nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë kryesorë. Bëhet fjalë për Erion Vucaj dhe Orelesi që nuk do të jenë sot në dispozicion të Ernest Gjokës për shkak të një viroze gripale. Një tjetër mungesë është ajo e Gocajt i cili vuan nga një dëmtim dhe nuk do mund të zbresë sot në fushë.