
Në mbrëmjen e 27 shkurtit do të luhet një ndeshje shumë interesante. Real Madrid pret në "Santiago Bernabeu" Barcelonën, takim i vlefshëm për "Cop del Rey".
Në prag të kësaj sfidë, në një prononcim për mediat, është 18 vjeçari i Real Madrid, Vinicius JR është shprehur se Reali është gati për këto ndeshje, pasi çdo lojtar në botë do të donte të ishte pjesë e kësaj sfide.
"Kemi 2 ndeshje brenda një jave ndaj Barcelonës dhe ne e dimë se të gjithë tifozët e futbollit janë duke pritur për këtë. Mezi po pres që të luajë. Ndeshja e Kupës është shumë e rëndësishme. Çdo lojtar do të donte të ishte pjesë e kësaj ndeshjeje".
Më tej, sulmuesi ka edhe dy fjalë për Lionel Messin, ku shprehet se ai është një lojtar shumë i mirë, por që madrilenët nuk kanë frikë nga askush.
"Messi është gjithmonë aty. Ai është një lojtar shumë i mirë, por ne nuk kemi frikë nga askush", përfundon Vinicius.
Kujtojmë që më pas, në datën 2 mars, një tjetër klasike do të luhet mes Real Madridit dhe Barcelonës në "Santiago Bernabeu", e vlefshme për La Liga-n.