Federata Shqiptare e Volejbollit, për të pestin vit radhazi ka organizuar kampionatin e volejbollit në kategorinë e amatorëve. Të shumta kanë qenë ndeshjet e zhvilluara, ndërsa ka vijuar të luhet java e katërt. Rezultate surprizë janë rezervuar të enjten dhe të premten, teksa ekipet kanë marrë rezultate të pastra.
Të enjten, për grupin A dhe B janë zhvilluar dy takime që kanë parë fitues Old School dhe Hygeia. Dita e premte ka parë sërish dy ndeshje të tjera, me Tring dhe Shoqërinë Civile që kanë marrë fitoret respektive.
Rezultatet:
Kampionati i 5-të i Ligës Amatore të Volejbollit
Ndeshjet e javës së 4t:
Grupi A
Të enjten:
Old School – BKT Bank 3-0
(25-7, 25-19, 25-17)
Të premten:
Deka Volley – Tring 1-3
(25-21, 12-25, 22-25, 10-25)
Grupi B
Të enjten:
Hygeia – SIGAL Uniqa 2-0
(25-23, 25-23)
Të premten:
Ritech Volley (B) – Shoqeria Civile 1-2
(25-19, 12-25, 8-15)