
Florent Muslija është ylli i momentit te ekipi i tij, Paderborn. Mesfushori dardan me tipare sulmuese po kalon një sezon fantastik, sidomos në javët e fundit ku golat dhe asistet nuk kanë munguar.
Titullar i padiskutueshëm nga trajneri i tij, Muslija e nisi nga e para edhe sot përballë Eintracht Braunschweig, në Bundesliga 2, duke arritur të jetë sërish protagonist. Kësaj rradhe nuk ka shënuar por ka gatuar golin e 3-të që vulos edhe fitoren 3-0 deri tani.
Në minutën e 52’, 24-vjeçari mori një top perfekt në zonë por u tregua altruist duke pasuar për shokun e skuadrës që shënoi golin me lehtësi. Në 28 ndeshje këtë sezon, Muslija numëron 8 gola dhe 5 asiste.
Poll