Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Vetëm 2 minuta në fushë, ish-mbrojtësi i Kombëtares asist kundër Bathës dhe Hoxhallarit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vetëm 2 minuta në fushë, ish-mbrojtësi i

FC Voluntari fitoi dje në shtëpi 3-0 me UTA Arad, për javën e 3 në Superligën rumune. Në këtë përballje në fushë rezultuan edhe 3 shqiptarët. Naser Aliji te vendasit u fut në fushë në minutën e 83 të ndeshjes, teksa vëtëm 2 minuta i janë dashur mëngjarashit që të dhurojë asist kundër skuadrës së Idi Bathës dhe Erjon Hoxhallarit.

Në 3 javë kampionat, Voluntari mban vendin e dytë me gjashtë pikë, ndërsa UTA qëndron në vendin e 10 me tri pikë. Në këtë sfidë, dyshja e UTA ka bërë një lojë të mirë, me Hoxhallarin që mund të rihapte ndeshjen pas një “predhe” në fundin e lojës.

Nga ana tjetër, Aliji me 7 mbi shpinë ka futur në mëdyshje trajnerin, për t’i dhuruar një vend në formacion ndeshjen që vjen. Kujtojmë se për disa kohë Aliji ka mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes në kombëtaren shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga