
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Verona-Roma, me rezultatin 1-2. Një ndeshje e vështirë për verdhekuqët nga kryeqyteti pas ecurisë pozitive të skuadrës së Kumbullës e Rrahmanit.
Roma në pjesën e parë ka treguar se nuk e ka nënvlerësuar sfidën, duke shënuar me Kluivert në minutën e 17, por Verona përgjigjet me Faraoni, pas një krosi të bukur nga krahu i majtë i Zacagni-t. Megjithatë verdhekuqët morën përsëri avantazhin në minutën e 45 të pjesës së parë fal golit të Perottit me 11-metërsh.
Goli i Kluivert
Goli i Faraonit
Hellas Verona (3-4-2-1)
Silvestri; Rrahmani, Gunter, Bocchetti; Faraoni, Amrabat, Pessina, Lazovic; Verre, Zaccagni; Di Carmine
Roma (4-2-3-1)
Lopez; Santon, Mancini, Smalling, Kolarov; Diawara, Veretout; Under, Pellegrini, Kluivert, Dzeko