
Vedat Muriqi është thjeshtë spektakolar me Mallorcan këtë sezon. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka arritur të jetë portagonistë sërish ditën e sotme në sfidën që Mallorca zhvilloi me Gironan në kuadër të javës së 33-të të La Ligas.
Lojtari “Dardan” arriti të shkundë “merimangat” e portës së kundërshtarëve në minutën e 80-të për t’i dhënë përkohësisht barazimin 1-1 të tijve. Nga pika e bardhë e penalltisë Muriqi ishte thjeshtë i pandalshëm.
Fatkeqësisht Girona do të shënonte disa minuta më pas për 2-1 dhe goli i Muriqit vlen vetëm në aspektin personal të tij, pasi në sfidën e sotme fatkeqësisht nuk mundi t’i siguronte ekipit pikë. Aktualisht Mallora mban vendin e 12-të me 41 pikë. Kujtojmë se për Muriqin ky është goli numër 13-të në këtë sezon me skuadrën spanjolle, teksa ka dhënë edhe 4 asiste.