
Mallorca ka mposhtur 3 me 2 Gironan në shtëpi. Ndeshja ishte e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Spanjës dhe tashmë Mallorcan do e shohim në gjysmëfinale.
3 gola njëri pas tjetrit vendosën ndeshjen, ndërsa Mallorca befasoi duke shënuar në minutën e 21’, 28’ dhe 35’.
Dhe pse Mallorca u detyrua të luajë me 1 lojtar më pak nga minuta e 68’, për shkak se Raillo u ndëshkua me të kuq, fatet e sfidës nuk ndryshuan.
Vedat Muriqi që luan për Mallorcan u aktivizua në minutën e 71’, ndërsa golat e Gironës u shënuan në minutën e 68’ dhe 96’.
Triumf i rëndësishëm për Mallorcan, që mposht ekipin surprizë këtë sezon. Girona tashmë duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Spanjë me ëndrrën e titullit kampion.
Golat e ndeshjes: (VIDEO)