
Vedat Muriqi ka shënuar një tjetër gol në LaLiga, kësaj rradhe në ndeshjen që Mallorca po luan në transfertë përballë Girona. Sulmuesi dardan e nis titullar, si gjithmonë, dhe iu deshën vetëm 4 minuta për të zhbllokuar rezultatin e për të kaluar në avantazh Mallorcan.
Pas golit me Celta Vigo javën e fundit, Pirati shënon të dytin rradhazi nga pika e penalltisë. Merr frymë qetësisht, vrapon dhe godet topin në krahun e kundërt të portierit. Sezon i ri, avazi i vjetër për bomberin shtatlartë.
Në vitin e fundit ai shkëlqey duke shënuar 15 gola e duke e renditur veten e tij në 5 golashënuesit më të mirë të kampionatit krah emrave si Benzema e Lewandowski.
Poll