
Dita e sotme është një ditë e shënuar teksa 8 Marsi simbolizon festën e grave. FSHF uron këtë festë me një video speciale në rrjete sociale ku protagonistë janë futbollistet dhe arbitret e kampionatit shqiptar të cilat japin mesazhe të forta për sensibilizimin ndaj dhunës së grave.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, FSHF uron të gjitha nënat, gratë dhe vajzat gëzuar ❗️ Veçanërisht duam t’i shprehim mirënjohjen , të cilat janë pjesë e botës së bukur të futbollit e që me mundin dhe përkushtimin e tyre i japin çdo ditë kësaj loje një vlerë të shtuar!”-uron Federata.
Poll