VIDEO/ UEFA fiksohet me Shqipërinë, uron rikthimin e Armando Brojës me golin e tij ndaj Hungarisë
Shkruar nga NEWSPORT
UEFA duket se është fiksuar me Shqipërinë kohët e fundit. Performancat fantastike të Kombëtares kuqezi dhe golat mahnitës të legjionarëve tanë nuk kanë sesi të mos bien në sytë e UEFAS-s e cila disa herë i ka nominuar për golin e javës me Asanin që ka arritur ta fitojë këtë çmim.
Ditën e sotme presidenti i FSHF-së Armand Duka u zgjodh zv. President i UEFA-s ndërsa Shqipëria fitoi të drejtën për të mirëpritur Europianin 2025 të 17-vjeçarëve. Së fundmi, faqja zyrtare e Euro 2024 në Instagram ka bërë një postim për Armando Brojën.
Sulmuesi i Chelsea u rikthye nga dëmtimi ditën e djeshme dhe kjo faqe e ka uruar duke risjellë në kujtesë golin e tij ndaj Hungarisë në transfertë që i dha kuqezinjve 3 pikë të arta. Broja pritet të rikthehet edhe në listën e Kombëtares për ndeshjen me Çekinë më 12 tetor.