
Kupa e Botës ka mbyllur fazën e 1/16, duke dhuruar shumë gola dhe spektakël. Nuk kanë munguar as surprizat, pasi Spanjollët eleminohen shumë para kohe. Ekipet tashmë janë duke u përgatitur për fazën e çerekfinaleve, ku nuk mungojnë as duelet e forta si Hollandë-Argjentinë apo Angli-Francë.
Të shumtë janë njerëzit që merren me parashikimet për çiftin finalist, e një ndër to është bërë i famshëm, duke e quajtur veten “Udhëtari i kohës për Kupën e Botës”.
Personi në fjal është tepër viral në rrjetin social Tik-Tok, ku në videon e tij të fundit shikohet finalja e Kupës së Botës, e cila ka arritur numrin e 30 milionë shikimeve.
Në videon e postuar nga “parashikuesi”, paraqitet një video ku shikohet ndeshja mes Brazilit dhe Francës. Sipas tij kjo është finalja e zhvilluar në të ardhmen, e do të mbyllet me fitoren 2-1 të Brazilit ndaj Francës. Pamjet duken tejet reale…
VIDEO: