Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ U “kryqëzua” pasi puthi futbollisten, Presidenti i Federatës: Ishte pa qëllime të këqija

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U “kryqëzua” pasi puthi futbollisten, Presidenti i
Luis Rubiales, presidenti i Federatës së Futbollit në Spanjë është kritikuar ashpër pas finales së Kupës së Botës për Femra midis Spanjës dhe Anglisë. Shkak i këtyre kritikave ishte sepse presidenti Rubiales puthi futbollisten spanjolle Jenni Hermoso. Spanja mposhti Anglinë të dielën, duke fituar titullin në Sydney dhe Rubiales ishte një nga zyrtarët e FIFA-s që ishte në skenë duke festuar fitoren e ekipit pasi morën medaljet e tyre. Teksa ai puthi në faqe çdo futbollistie pasi këta të fundit morën medaljen, Luis Rubiales “nuk u kursye” kur erdhi radha e Hermosos. Ai e puthi mesfushoren në buzë. Ky akt i papritur ka sjellë dhe reagim të ashpër nëpër rrjete sociale, ku ka nga ata që kërkojnë që ky moment të bëhet çështje dhe të ndiqet nga FIFA. Pas “zhurmës” së madhe ka reaguar dhe vetë Presidenti që kreu atë veprim. Po kam gabuar, duhet ta pranoj. Ishte pa qëllime të këqija në një moment euforie. Këtu e përjetuam si diçka të natyrshme, por jashtë, u krijua një rrëmujë. Kishte përparësi ndaj festës dhe meritës që shkon për ekipin”, u shpreh Rubiales.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga