
Harry Maguire ka bërë një paraqitje të mirë në barazimin 2-2 të Manchester United kundër Aston Villa në turneun e Australisë. Mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i ekipit ka bërë një largim topi fenomenal, duke u hedhur mbi vijën fatale për të larguar sferën.
Ndërkohë që ndeshja ishte 2-1 për United, Maguire i futur në të 68 minutë ka ndalur bukur një aksion, me topin që e kishte si destinacion fundin e rrjetës. Kaq është dashur që pamjet të bëheshin virale në rrjet, teksa tifozët kanë lënë përshtypjet e tyre.
“Si një luan mbi top” apo “paska reflektuar”, janë disa nga komentet që mori video e Maguire në kanalet e komunikimit të United.
Now that’s how you put your body on the line, @HarryMaguire93 ⛔️#MUFC || #MUTOUR22
— Manchester United (@ManUtd) July 23, 2022