
Juventus ka marrë sot një fitore përballë Fiorentinës. Bardhezinjtë fituan minimalisht 1-0. Golin e vetëm e realizoi francezi Rabiot në minutën e 34. Një kros nga e djathta gjeti Rabiot që goditi me kokë dhe topi kaloi vijën fatale me gjithë grushtimin e portierit të Fiorentinës.
Në pjesën e dytë u realizuan dy gola të tjerë por të dyja u anulluan nga VAR. Në fund të sfidës u duk sikur Fiorentina barazoi më Castrovilli, por goli u anullua më pas nga teknologjia.
Juventus shkon kështu në koutën e 29 pikëve në vendin e 9. Ndërsa Fiorentina mbetet në vendin e 14 me 24 pikë. Javën e ardhshme Juventus do të luaj në transfertë kundër Spezia, ndërsa Fiorentina do të pres Empolin.
Poll