Gjatë pushimit të ndeshjes Napoli-Milan para se ekipet të futeshin në fushë për pjesën e dytë pati dhe një moment tensioni. Protagonist ishin drejtori i Milan Paolo Maldini dhe trajneri i Napolit Luciano Spalleti. Siç duket edhe nga pamjet të dy po debatojnë me njëri-tjetrin me tone të ashpra.
Në mes është edhe Rafael Leao i cili do të qetësojë Maldinin. Me sa kuptohet shkak është bërë portugezi pasi Spalleti nuk ka qenë dakord me mënyrën se si ai e festoi golin gjatë pjesës së parë. Pastaj ka ardhur dhe reagimi i Maldinit ndaj teknikut napoletan: “Po ti fitove kampionatin, çfarë dreqin do më shumë”?
Poll