Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ “Ta bëjmë “Selman Stërmasin” si “Air Albania”, Erion VELIAJ zbulon projektet: Do ndërhyjmë dhe te Pallati i Sportit, është si hangar

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Ta bëjmë “Selman Stërmasin” si

Pallati i Sportit “Asllan Rusi” dhe stadiumi “Selman Stërmasi” janë dy impiantet sportive që Bashkia e Tiranës i ka në plane për t’i rikonstruktuar. Kushtet për sportistët nuk janë të duhurat dhe në këtë mënyrë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka deklaruar se do të nisin shumë shpejt punimet.

Amortizimi i tyre ka bërë që skuadrat e shumësportëshit apo ekipet e futbollit të detyrohen të kërkojnë impiante të tjera për zhvillimin e ndeshjeve të tyre. Kryebashkiaku ka zbuluar se “Selman Stërmasi” do të ketë një projekt ku do synohet që kjo zonë të shndërrohet në shumëdimensionale.

“Duam të fillojmë edhe për pallatin e ri të sportit. Është një hangar, jam i sigurt se edhe aty do plasë histeria. Ju lutem, më ndihmoni, jo s’e kam nevojë dhe ngelem vetëm me lukuninë e gjithologëve, por sepse ndihmon sektorin tuaj.

Njerëzit thonë: ‘Është një hangar, ka qenë vendi ku rrinin avionët e kohës së Italisë’. U adaptua në vitet e komunizmit për të patur një arenë sportive, po është komplet e degraduar.

Më mirë se sa ta presim histerinë, t’i dalim përpara dhe të themi: ‘O njerëz, nuk mund të luajmë në hangar në vitin 2023, qyteti europian i sportit’. E njëjta gjë edhe me stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Duam të bëjmë aty një tjetër hapësirë, të ngjashme me Arenën Kombëtare.

Filozofia e arkitektit dhe qeverisë shqiptare ishte të mos kemi një stadium me ca shërbime që përdoret një herë në javë. Përkundrazi, të kemi një hapësirë që e përdorim 24/7, me biznese, restorante, bare, radio, televizione, portale, plus edhe një fushë e gjelbër ku luhet futboll.

Të njëjtën gjë duam ta bëjmë te zona e stadiumit ‘Selman Stërmasi’, sepse një nga zonat më lukrative të Tiranës nuk e ka një ambient të tillë.

Aty kemi një hapësirë të vdekur që animohet një herë në javë në ndeshje, dhe vetëm me një komunitet të sportdashësve, por jo për pjesën tjetër të komunitetit që nuk e përdor fare atë hapësirë. Më mirë t’i paraprijmë këtyre stuhive se sa të jemi në difensivë për një qytet që nuk ndalet”, ka thënë ai.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga