Mirlind Daku është një nga heronjt kuqezi që shkëlqyen me Kombëtaren shqiptare duke e dërguar atë në finalet e Europianit Gjermani 2024. Sulmuesi mori për herë të parë ftesën nga FSHF dhe e nderoi me një gol të shënuar në fitoren 2-0 ndaj Polonisë në ‘Air Albania’, ku lotët nuk kishin si të mungonin.
Me kampionatin rus, ku ai luan me Rubin Kazan, e cila është pushim për pak javë Daku ka gjetur kohën të rikthehet në vendlindjen e tij në Gjilan. Bomberi kuqezi ka vizituar një nga shkollat e qytetit duke surprizuar fëmijët të cilët e kanë idhull pasi vjen pikërisht nga qyteti i tyre.
Lumturia e tyre duket qartë teksa një turmë e madhe fëmijësh e rrethojnë deri në dalje të shkollës djalin e qytetit i cili shkëlqeu me Kombëtaren e madhe, ëndërr për shumë e shumë fëmijë kjo.
[video width="496" height="820" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/12/bandicam-2023-12-13-13-13-39-369-1.mp4"][/video]