
Turneu i të rinjve ITF në Ganë është duke mbajtur edicionin e këtij viti. Në ndeshjen mes francezit Michael Kouame (15 vjeç) dhe vendasit Raphael Nii ka ndodhur një moment aspak i këndshëm.
Nii ka fituar që në raundin e parë 2-1 me sete (2-6, 7-6, 6-7), duke mposhtur kandidatin kryesor për trofeun. Kjo nuk është kapërdirë nga Kouame, që ka befasuar të pranishmit.
Në momentin final të përshëndetjes pas ndeshjes, duke i dhënë dorën, francezi ka goditur kundërshtarin. Pas kësaj, familjarët e Nii të pranishëm në event kanë dashur të marrin hak duke u futur në fushë për përleshje.
Poll