
Gjithçka ishte gati për festën e madhe në qytetin e Napolit. Humbja e Lazios i dha shansin e artë që me një fitore ndaj Salernitanës, të shpalleshin kampion të Italisë pas 33 vitesh. Mirëpo, duket se festa do të shtyhet për javën tjetër ku do të përballen me Udiniesen në transfertë.
Në ndeshjen e sotme, Napoli u ndal në barazim 1-1 dhe ky rezultat nuk i siguron atyre matematikisht titullin. Goli i Mathias Oliveira në minutën e 62’ dha iluzionet e festës së madhe por në minutën e 84’ sulmuesi Boulaye Dia heshti stadiumin Maradona me golin e barazimit.
Poll