Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Shqiptarët e Empolit nuk ia dalin, një supergol i jep fitoren Asllanit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqiptarët e Empolit nuk ia dalin, një supergol i jep fitoren

Empoli dhe Interi ditën e sotme u përballën mes tyre, teksa në fushë zbritën edhe 3 shqiptarë. Në fund të 90-të minutave festoi Kristjan Asllani me skuadrën e tij, pasi Interi mposhti Empolin e shqiptarëve.

Një supergol i shënuar nga Dimarco në minutën e 51-të do t’u jepte fitoren zikaltërve, Me Berishën që e kishte të pamundur të reagonte.  Tashmë zikaltërtit kryesojnë me 3 pikë sipër Milanit të vendit të dytë.

Kujtojmë se në fushë për Empolin nga minuta e parë zbritën Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi, të cilët nuk ia dolën të ndalin “vrullin” e djemve të Simone Inzaghit. Timonieri i Interit nuk i dhuroi asnjë minutë në këtë takim Kristjan Asllanit, i cili qëndroi në stol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga