VIDEO/ “Shqipëri, Shqipëri”, tifozët malazez dhe ato serb përplasen mes tyre, shkak bëhet një flamur
Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja mes Serbisë dhe Malit të Zi nuk ka kaluar pa tensione. Kjo përballje u zhvillua në Serbi dhe përfundoi me shifrat 3-1. Gjithsesi gjatë sfidës nuk munguan përplasjet mes tifozëve.
Gjithçka nisi kur një stjuard serb u mori një flamur tifozëve malazez, me këto të fundit që nisiën përplasjet. Sipas “Vijesti.me” bëhet me dije se tifozët e Malit të Zi kanë thyer edhe stola të cilët më pas kanë hedhe në drejtim të policisë.
Mbështetësit serb reaguan menjëherëm, ndërsa dëgjohen në kor duke brohoritur “Shqipëri, Shqipëri”.
Kujtojmë se në këtë sfidë nga minuta e parë luajtën edhe 3 futbollistë me origjinë shqiptare, Edvin Kuc, Driton Camaj dhe Marko Tuçi.