
Chelsea ka fituar ndaj Prestos, sfidë e vlefshme për Fa Cup. “Blutë” kanë triumfuar me goleadë 4-0 ndaj skuadrës së kategorisë së parë në Angli.
Një fitore që padiksutim pa si protagonist Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58-të. 22-vjeçari shënoi një gol spektakolar , duke ngritur në këmbë të gjithë stadiumin “Stamford Bridge”.
Një paraqitje fantastike, me Brojën që hap serinë e golave, teksa më pas u pasuan nga Silva 66’, Sterling 69’ dhe Fernandez 85’-të. Ndërkohë u zëvendësua në minutën e 76-të nga Deivid Washington. Pas kësaj fitoreje Chelsea kualifikohet në çerekfinalen e Fa Cup. VIDEO e golit të Brojës.
Poll