
Juventus ka fituar 2-0 miqësoren e parë në tokën amerikane kundër Guadalajara Chivas të Meksikës. Sfida e luajtur mëngjesin e sotëm me orën shqiptare është vendosur nga golat e De Greca në minutën e 10 dhe Compagnon në të 80’.
Tej dominimit të Zonjës, në këtë sfidë për bardhezinjtë debutuan edhe afrimet e verës, Angel Di Maria dhe Paul Pogba. Argjentinasi tregoi nivel të lartë loje, duke dhënë shpresë për Allegrin se do jetë pikë kyçe e sezonit të ri.
Veç emrave të afirmuar, trajneri i italianevë provoi gjithë skuadrën, me dy të rinj që gjetën golat. Veç kësaj miqësoreje, Juve ka sigluar edhe ndeshje me Barcelonën dhe Real Madrid pas pak ditësh.
Poll