
Argjentina ka arritur të fitojë miqëësoren e dytë, teksa këtë herë u përball me Caracao. Kjo sfidë përfundoi me shifrat e thella 7-0, ku Lionel Messi ishte padiskutim protagonist absolut i kësaj sfide.
Kampioni i botës arriti të shënonte hat-trick, ndërsa kaloi kështu edhe shifrën e 100 golave me fanelën e kombëtares. Messi hapi festivalin e golave që në minutën e 20-të, në të 23-të shënoi Nico Gonzalez. Sulmuesi i PSG-së do të shënonte të dytin personl në minutën e 33-të, ndërsa në të 35-të realizoi edhe Enzo Fernandez. Ashtu siç e nisi pjesën e parë edhe e mbylli, pasi Messi shënoi të tretin personal dhe të pestin për skuadrën në minutën e 37-të.
Në fraksionin e dytë, mes zëvendësimeve të shumta, Argjentina e uli ritmin dhe kurseu modestët e Curacao duke shënuar vetëm dy gola me anë të Di Maria që realizoi nga pika e bardhë (’78) dhe Montiel që realizoi golin e shtatë të sfidës tre minuta para fundit të lojës pas një asisti të Paulo Dybala.
Pas këtij tregolëshi tashmë Lionel Messi ka arritur në kuotën e 102 golave me fanelën e Argjentinës dhe tashmë pas Kupës së Botës ku edhe dolën fitues kanë arritur të fitojnë dy ndeshjet miqësore, me “Pleshtin” që ka shënuar në të dyja sfidat.