
Ish-futbollisti i Tiranës në 2007, Hetlem Çapja sheh Tiranën më të avantazhuar se Partizani në derbin që luhet sot në 18:00. Elbasanasi ka qenë pjesë e bardhebluve në 2007, teksa në majin e atij viti ka shënuar në derbi me Partizanin, duke i dhënë titullin numër 23 Tiranës. Hetlem Çapja aktualisht është zëvendëstrajner i skuadrës së vendlindjes.
"Maj 2007, goli që I dha titullin Tiranës - Është një gjë e mirë që kthehem kohë pas, duke më bërë të kujtoj një moment të mirë. Shpresoj që të fitoj Tirana sepse jam tifoz I saj. Duke shënuar në derbi e di se çfarë është kjo ndeshje sepse I kam provuar ato emocione.
Në kohën tonë kishte më shumë cilësi. Sot edhe pandemia ndikon sepse tifozët ndikojnë te futbolli dhe do jetë ndryshe. Talentet? Aktulisht sot nuk e di, janë disa lojtarë që bëjnë diferencën te Vllaznia dhe Tirana. Muçi ka një të ardhe përpara. Në 2007 vendosa ndeshjen, edhe për titullin numër 23 të Tiranës, ishte diçka e bukur sepse edhe unë kisha numrin 23 në shpinë.
Klod Duro dhe Bylykbashi? Duro e provoi me të dyja fanellat ndërsa Bylykbashi qëndroi besnik. Unë nuk shkova te Partizani sepse jam tifoz me Tiranën.
Kampion edhe me Elbasanin? Ka qenë diçka ndryshe. Është më mirë të fitosh me vendlindjen. Ka qenë një situatë fantastike sepse ka qenë gjithë qyteti jashtë.
Tirana sot apo e shkuara? Atëherë ka pasur lojtarë me emër të mëdhenj, Duro, Bulku, Dede, Fortuzi, Sina, Muka. I kanë dhënë tonin futbollit shqiptar. Me shpirt dua të fitoj Tirana dhe them se sot bardheblutë dalin me tre pikë", tha Çapja për Sport Time.