Olsi Rama është shfaqur larg Partizanit kohët e fundit. Megjithatë në klub bëjnë me dije se ai vijon të jetë drejtor i përgjithshëm i të kuqve. Edhe pse sezonet e shkuara, preferonte të ishte në qendër të vëmendjes së medieve, ky vit duket ndryshe për Ramën.
Megjithatë kamerave të paparazzëve ai s’i ka shpëtuar. Mbrëmjen e djeshme, është shfaqur në orët e vona të natës në një nga lokalet e kryeqytetit. Drejtori i përgjithshëm i të kuqve duket vetëm, ndërsa lokali është “rrafsh” me njerëz. Partizani në fushë po shkëlqen, kurse Rama ka zgjedhur të shijojë pak jetën e natës një ditë para sfidës me Teutën.
Poll