
Cremonese 2-1 Roma
(Tsadjout 17’, Cofiani 83’p / Spinazzola 71’)
Serie A
Java 24
Stadiumi: Giovanni Zini
Ndeshja: Tjetër humbje dhe tjetër zhgënjim për Romën e cila humbet përballë Cremoneses duke zbritur në veendin e pestë në renditje, jashtë zonës Champions. Cremonese kaloi e para në avantazh në pjesën e parë me një supërgol të Tsadjout ndërsa në të dytën, Spinazzola barazoi për verdhekuqtë. Por baraspesha zgjati pak sepse në të 83-tën, Ciofani do të shënonte golin e fitores me penallti. Mbrojtësi i kombëtares, Kumbulla e nisi si titullar por në minutën e 68’ do të zëvëndësohej.
Formacionet Zyrtare:
CREMONESE (3-4-3): Carnesecchi; Ferrari, Bianchetti, Vasquez; Sernicola, Benassi, Pickel, Valeri; Okereke, Tsadjout, Felix. Trajneri: Ballardini.
ROMA (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibanez; Zalewski, Cristante, Wijnaldum, Spinazzola; Dybala, Pellegrini; Belotti. Trajneri: Mourinho.
Golat e ndeshjes: