
Roma ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 kundër Shakhtar Donetsk në kuadër të një përballje miqësore. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka shkëlqyer në fushën e blertë duke treguar se në sezonin e ri do të jenë kandidatë potencial për titullin kampion.
Pelegrini shënoi golin e parë, me Mançini që realizoi të dytin. Për të thelluar rezultatin “mendoi” Konopia duke shënuar një autogol. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 3-0.
E dyta nisi njësoj si fraksioni i parë. Zaniolo shënoi golin e katërt në minutën 59-të, ndërsa të pestin e realizoi Bove. Me një Paulo Dybala që pritet të vijë në formën më të mirë, Roma e “Special One” vërtetë duket speciale para sezonit të ri futbollisitk. Kujtojmë që Seria A do të startojë në datën 13 gusht.