
Roma ka fituar në shtëpi përballë Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico” përfundoi me fitoren e thellë 4-0 të vendasve.
Për Romën ishte Dybala që gjeti dy herë rrugën e rrjetës, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Pellegrini dhe Hujisen. Me këtë fitore, Roma shkon në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa Cagliari zbret në vendin e 18-të të renditjes me vetëm 18 pikë të grumbulluara pas 23 javësh kampionat.
Golat e sfidës. (VIDEO)
Poll