
Reali ka fituar në shtëpi përballë Almerias në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të La Liga-s. Sfida e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” përfundoi me fitoren 3-2 të madrilenëve.
Në fillim ishte Almeria e vendit të fundit që shënoi dy gola me anë të Ramazanit në minutën e parë dhe Gonzanel në minutën e 43’ duke mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.
Ndërsa në pjesën e dytë VAR-i u bë protagonist duke dhënë 3 vendime në favor të Realit. Në fillim ishte goli i anulluar i Almerias, më pas VAR-i ndërhyri edhe në dy golat e shënuar nga Bellingham dhe Viniciur Jr. Teksa për golin e përmbysjes mendoi Dani Carvajal në minutën e 98’ të sfidës.
Pas këtij 3 pikëshi me vlerë, madrilenët mbeten në vendin e parë me 51 pikë. Në krahun tjetër Almeria vazhdon që të jetë në fundin e tabelës së klasifikimit me vetëm 6 pikë të grumbuluara pas 21 ndeshjesh.
Golat e ndeshjes. (VIDEO)