Gjilani ka humbur në Prishtinë ndaj qipriotëve të Apoel Nicosia 0-2 në ndeshje që vlente Europa League. Të besuarit e Gentian Mezanit kanë mundur të çojnë ndeshjen në shtesë, teksa nuk kanë shmangur dot humbjen pas golave në të 102 dhe 116 minutë.
Tifozët e Gjilanit, prej pandemisë nuk janë lejuar në stadiumin "Fadil Vokrri" të kryeqytetit Kosovar, teksa I kanë përcjellë emocionet nga shehi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë. "Skifterat" nuk janë përmbajtur, teksa kanë djegur edhe flamurin e Greqisë duke brohoritur : "Kosova është zemra e Shqipërisë".
Poll