Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Po hidhnin topa bore në drejtim të portierit, arbitri shqiptar ndërpret ndeshjen e Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Po hidhnin topa bore në drejtim të portierit, arbitri shqiptar
Arbitri shqiptar me stemën e FIFA-s, Genc Nuza u detyrua të ndërpriste ndeshjen e Conference League mes Helsinki dhe Aberdeen.  Arsyeja? Tifozët e Aberdeen po hidhnin topa bore në drejtim të portierit të Helsinkit. Bilbili dardan u përzgjodh nga UEFA për të vendosur drejtësinë në Finlandë dhe zhvilloi një ndeshje pa polemika e me vendime të sakta. Në pjesën e dytë një episod i çuditshëm ndodhi teksa tifozët miq hidhnin topa bore në drejtim të portierit të Helsinkit, një video që ka bërë xhiron në rrjet me batuta të shumta duke u etiketuar si një moment qesharak në futboll. Ndeshja rifilloi më pas dhe përfundoi me barazim 2-2.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga