
Një video e shfaqur së fundmi tregon dy pilotët e skuderisë Ferrari që shprehin dëshirën e tyre për të ardhen. Ferrari arriti të zinte një vend në podium me Leclerc, gjatë garës së fundit në Holandë. Duket që pilotët nuk janë të kënaqur me drejtuesin Mattia Binotto, pasi javë pas jave nuk po jep rezultatet që ato duan.
Në intervistë të dy pilotët e Ferrari shprehin dakortësin, se kë do të dëshironin në krye të drejtimit të skuderisë italiane. Charles Leclerc dhe Carlos Sainz janë pyetur nga gazetarja, dhe dy pilotët nuk hezitojnë të përgjigjen pastër. Ato i referohen ish pilotit të Ferrari, gjermanit 4 herë kampion bote Sebastian Vettel. Leclerc dhe Vettel kanë qenë sëbashku shokë ekipi te Ferrari.
Biseda e plotë:
Gazetarja: Cilin nga pilotët mendoni që do të bëntë më mirë shefin e ekipi në të ardhmen?
Carlos Sainz: Sebastian.
Charles Leclerc: Oh, po mendoja njëlloj.