Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Përplasja mes tifozëve dhe policisë, Messi: Kishim edhe familjarë në stadium, mund të përfundonte në tragjedi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përplasja mes tifozëve dhe policisë, Messi: Kishim edhe
Argjentina ia doli të rikthehet te fitorja dhe të mposhtë 1-0 Brazilin në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Sfida do të luhej në “Maracana” dhe nsi me 30 minuta me vonesë, pasi në stadium nisën edhe trazirat. Protagonist ishin tifozët argjentinas dhe policia brazilaine të cilët u përleshën mes tyre, ndërsa në këtë sherr u përfshi edhe Emiliano Martinez i cili arriti të godasë një nga policët gjatë përpjekjes për ta ndaluar. Lionel Messi mori të gjithë lojtarët e kombëtares së tij dhe i çoi në dhomat e zhveshjes si një shenjë proteste për të mos luajtur në këtë situatë. Pas disa minutash situata qetësohej dhe gjithë nervat u nxorën në fushën e blertë ku po zhvillohej një lojë e ashpër. Gjithsesi në fund festoi Argjentina, ku Otamendi do të mposhte kombëtaren braziliane. Argjentina është kryesuese e kualifikueseve të Amerikës së Jugut, ndërsa Brazili ka zbritur në vendin e gjashtë me humbjen e tretë radhazi. “Mund të kishte ndodhur një tragjedi. Ne i pamë forcat e rendit që po godisnin tifozët, nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në Brazil. Edhe disa prej familjarëve tanë ishin në ato tribuna. Diçka e ngjashme ndodhi edhe në finalen e Kupës Libertadores. Ata këtu janë të fokusuar, nuk mendojnë për fushën e lojës. Ne u detyruam të ktheheshim në dhomat e zhveshjes pasi na u duk e vetmja mënyrë për të qetësuar situatën. Ne vazhdojmë të bëjmë histori dhe të arrijmë suksese të mëdh”, ka përfunduar Messi pas sfidës.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga