
U19/ Partizani 4-1 Tirana
(Petritaj 22’, Vidrica 84’P, Gjeta 89’, Gjuzi 95’ / Reçi 41’)
Partizani priti Tiranën në “Arenën e Demave” sot në orën 14:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 12-të të kampionatit të grupmoshës deri në 19 vjeç. “Demat” ngjyrosën derbin me ngjyrë të kuqe duke fituar me rezultatin 3-1 përballë rivalëve bardheblu.
Petritaj kaloi Partizanin të parin në avantazh me golin në minutën e 22-të, ndërsa Reçi barazoi pak para fundit të pjesës së parë. E dyta nisi me “Demat” që kërkonin menjërë të riktheheshin në avantazh teksa inkuadruan në lojë 2 lojtarë që do të ktheheshin në protagonistët absolut më vonë, Kristi Gjeta dhe Edmir Vidrica.
Gjeta do të fitonte një 11-metërsh, që do të kthehej në gol nga Vidrica në minutën e 84-të, ndërsa 5 minuta më vonë do të shënonte vetë. Në minutën e fundit të takimit, përsëri Gjeta do të asistonte për Gjuzin i cili do të shënonte të 4-tin dhe të fundit të takimit. Një fitore e rëndësishme që e vendos Partizanin në vendin e parë me 26 pikë, 3 më shumë se Vllaznia që ka një ndeshje për të luajtur. Tirana mbetet në vendin e 5-të me 16 pikë.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Tahri, Bajraktari, Lutaj (Hidri 76’), Gjuzi, Petritaj, Tafili (Gjeta 76’), Malaj, Sulo, Sogani (Vidrica 59’), Gjoka (Alla 86’), Rifa (Loci 87’). Trajner: R. Kalari
Tirana: Babe, Sulaj, Ajazi (Tahiraj 85’), Belloj, Cereni, Reçi (Hysa 85’), Marinaj, Allmuça, Jaku, Bastari (Pali 85’), Patushi (Deda 61’). Trajner: G. Xhepa
Goli i Vidricës: VIDEO
Goli i Gjetës: VIDEO
Goli i Gjuzit: VIDEO