
Nuri Seferi nuk ka rezistuar asnjë raund ndaj Murat Gassiev. Dueli i sotëm u mbyll me fitore me "nock-out" nga bokseri rus që me një grusht të fuqishëm arriti të rrëzonte në tokë Seferin kur kishin mbetur edhe një minutë 26 sekonda nga fundi i raundit të parë.
Seferi arriti të ngrihej, por gjyqtari i ndeshjes vendosi ta mbyllte ndeshje pasi bokseri shqiptar nuk ishte në gjendje të vijonte garën. Dueli zhvilloi për peshat e rënda dhe për Seferin kjo ishte humbja e 10-të në boksin profesionst, ndërsa ka fituar 41 ndeshje.
Për bokserin rus kjo ishte fitorja e 27-të, ndërsa në karrierën e tij ka vetëm një humbje. Më poshtë dhe video nga dueli i Seferit kundër Murat Gassiev.
https://www.youtube.com/watch?v=s42rZ7NSxiU&feature=share&fbclid=IwAR3Q2mNfWBv8BaZUbcXY4usZALfLjIJsH8-yvvPlAihZP_SPhwKUIYXYeVwPoll