
Tashmë gjithçka është zyrtare. Aleksander Kuros do të jetë futbollisti më i ri i Vllaznisë.
Mbrojtësi është prezantuar para pak minutash nga klubi shkodran. Këto të fundit kanë firmosur me 31-vjeçarin një kontratë 1 vjeçare.
“Aleksander Kuro vishet kuqeblu.
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e saj është bërë edhe futbollisti Aleksander Kuro. Mbrojtësi me shumë përvojë rikthehet të luajë sërish në kampionatin tonë pas eksperiencës së mëparshme me Teutën. Kontrata e tij me klubin tonë është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen ???????? Aleksander Kuro!”, shkruan kkubi kuqeblu.
Siç dihet Kuro është një futbollist që e njeh mjaft mirë Superioren, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Teutës. Me durrsakët ia ka dalë të fitojë titullin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërinë dhe trajner i “Djemve të Detit” ka qenë Edi Martini.
Tashmë dyshja do të bashkëpunojnë sërish mes tyre, këtë herë në Shkodër, ku do të synojnë të fitojnë sërish trofe.