Ernest Muçi është një nga protagonistët e Legias në Poloni. Sulmuesi shqiptarë ka arritur të gjejë goli në sfidën që Legia zhvilloi ndaj Piast Gilëice në transfertë.
Ish-i i Tiranës tundi rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 69-të për t’i dhën kështu ekipit të tij një pikë në transfertë. Menjëherë pas golit të shënuar 22-vjeçari nuk kursehet aspak, teksa nis e shan në shqip ish-trajnerin e tij, Aleksandar Vukovic, i cili aktualisht drejtoj Piast Gilëice.
Timonieri serb në kohën që drejtonte Legian nuk e preferonte Muçin, ndërsa vetëm 5 minuta nga fundit i jepte mundësinë të luante në fushën e lojës. Diçka e tillë sigurisht ka nervozuar sulmuesin e kombëtares, i cili me të shënuar i drejtohet ish-trajnerit të tij, si për t’i treguar se ai meritonte të ishte titullarë në formacionin e Legias dhe se ka gabuar ndaj tij.