
Edon Zhegrova ishte fantastik në sfidën e ditës së sotme, ku Lille u përball me lorient. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës hyri si zëvendësues në minutën e 82-të të takimit.
Menjëherë futbollisti dardan ishte protagonist, teksa shënoi dy gola spektakolar për 2 minuta. Fillimisht në minutën e 89’-të do të kalonte në avantazh të tijnë, ndërsa në të 91’-tën do të shënonte një gol fantastik duke çuar shifrat në 3-1.
Ky është goli i 3-të për 24-vjeçarin në Ligue 1, ndërsa ka edhe 4 asistime në këtë sezon. Lille pas kësaj fitore ka 52 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë, kurse Lorient është në pozitën e tetë me 44 pikë.
Poll