
Partizani po luan me Teutën në “Arenën e Demave”, aty ku të kuqtë kryesojnë me rezultatin 1-0 që i jep edhe titullin kampion nëse përfundon kështu. Festa është e madhe në tribuna por një episod ka shkaktuar panik në minutën e 60-të.
Një tifoz ka humbur ndjenjat dhe kanë qenë lojtarët e Partizanit ata që e kanë vënë re të parët duke kërkuar më pas ndërhyrjen urgjente të stafit mjekësor. Tifozi mori ndihmën e parë ndërsa u desh edhe ndërhyrja e ambulancës.
Fatmirësisht, tifozi u përmend dhe më pas ndeshje rifilloi sërish.
Poll