
Kanë përfunduar ndeshjet hapëse të sezonit 2023/2024 të Uefa Champions League. Një mbrëmje me gola e raundit të parë të fazës së grupeve ku u shënuan 23 plot të tillë.
Nata nisi me dy ndeshjet e orës 18:45 ku Milan dhe Newcastle u ndanë në paqe me rrjeta të paprekura në mitikun “San Siro”. Sfida tjetër në Zvicër mes vendasve të Young Boys dhe RB Leipzig përfundoi 1-3 në favor të gjermanëve.
Ndërsa ndeshjet e orës 21:00 patën këto rezultate, ku një mrekulli e portierit Provedel ishte “perla” e mbrëmjes i cili barazoi rezultatin në minutën e 95.
- Barcelona 5-0 Antwerp
- Feynoord 2-0 Celtic
- Lazio 1-1 Atl Madrid
- Manchester City 3-1 Crvena zvezda
- Paris SG 2-0 Dortmund
- Shakhtar Donesk 1-3 Porto
Poll