
Një epsiod i çuditshëm ka ndodhur në ndeshjen Egnatia – Kukësi, ditën e sotme, të përfunduar me fitoren 1-2 të verilindorëve. Në minutën e 63’ të sfidës futbollisti i Kukësit, Momoh, u detyra të dilte nga fusha për shkak të një dëmtimi.
Mesfushori e kishte të vështirë të ecte dhe në “ndihmë” iu gjend sulmuesi kundërshtar, Raphael Dwamena, i cili e mori në kurriz për ta nxjerrë jashtë. Gjyqtari Juxhin Xhaja nuk e lejoi të vazhdonte dhe u kërkoi futbollistëve të ndaleshin. Në fund, Momoh nxitoi të dilte jashtë me vështirësi ndërsa momenti shkaktoi të qeshura tek të pranishmit.
Poll