
Giacomo Vrioni ka shënuar golin e parë në MLS amerikane. New England Revolution po fiton 1-0 me Atlanta United, teksa goli është shënuar nga 23 vjeçari shqiptar me 11 metërsh.
Ka qenë minuta e 32 kur Vrioni do kthente në gol një penallti të fituar nga ai vetë. Pas gjashtë javësh mungese për shkak të lëndimit, ish-sulmuesi i Juventus është rikthyer të luajë me ekipin e ri për herë të parë si titullar.
Besimi që trajneri i ka dhënë shqiptarit, ka bërë që edhe ky i fundit ta shpërblejë me gol. Duket se pas pak minutave si zëvendësues, Vrioni është kthyer më i fortë nga dëmtimi. Kujtojmë se ekipi amerikan pagoi 4 milionë dollarë te Juve për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares.
Poll